Një person pa shenja jete është gjetur në fshatin Femnik, Komuna e Vitisë, njofton Gazeta Blic.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima është gjetur pa shenja dhune në trup.
Rastin janë duke e hetuar Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.