Aktuale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Prishtinë

Në fshatin Shashkovc të komunës së Prishtinës një burrë ka informuar se gjatë punimit të tokës ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës thotë se njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Sipas raportit të Policisë, Njësiti për Deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

the authorE B