Një person me inicialet D.XH., rreth 30 vjeç nga Mitrovica, është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 6:00 të mëngjesit në oborrin e shtëpisë së tij
Ngjarjen e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat për ndriçimin e plotë të këtij rasti, ndërsa rasti është regjistruar si vdekje e dyshimtë.
Raportohet se viktima dyshohet se është vetëvrarë, por ende nuk është e konfirmuar nga Policia.