Aktuale

Gjendet drogë në çantën e një femre

Policia raporton se gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarës është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një cigare e mbushur me marihuanë si dhe një pako e letrave për mbështjellje të narkotikëve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Abdyl Gafurr Luma” ndërsa me urdhër të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPress/

the authorE B