Aktuale

Gjenden dy mjete shpërthyese në Pejë e Kamenicë

Një person në Kamenicë ka raportuar se gjersa ishte duke punuar, ka hasur ne një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

Ndërkohë që edhe në Pejë një person ka raportuar se ka hasur ne një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

the authorE B