Një qytetar nga Berlini ka zbuluar një valixhe plot me para poshtë një peme, por gjesti i tij më pas i ka habitur të gjithë.
Në valixhe kishte plot 3 mijë e 500 euro dhe 22 shufra florirr, por burri vendosi që tja dorëzonte policisë dhe të mos e mbante për vete.
BBC raporton se ai u duartrokit nga autoritetet për këtë veprim, të cilët gjithashtu ngelën të habitur.
Policia ia dorëzoi valixhen pronarit, i cili e kishte harruar në tokë teksa lidhte biçikletën.