Aktuale

Gjen eksploziv në oborrin e shtëpisë

Një person në Suharekë ka raportuar se të dyshuar të panjohur, për shkaqe të panjohura në oborrin e shtëpisë së tij ka vendosur një mjet te dyshuar, të mbështjellë në një qese najloni.

Rasti ka ndodhur dje, njofton të shtunën Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24 orësh.

Njësiti EOD i PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se në qese ka pasur 400 gramë eksploziv të llojit “TNT” dhe i njëjti është tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes.

the authorE B