Policia e Kosovës ka arrestuar një person te Qafa e Jasiqit në Junik, të cilit i gjetën armë dhe fishekë në veturë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 21 copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/