Legjenda Ryan Giggs thotë se Unitedi nuk ka lojtarët e duhur për ta fituar Ligën e Kampionëve
Ryan Giggs ka folur për mundësitë e Manchester Unitedit për të triumfuar këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Uellsiani dyshon se Jose Mourinho ka lojtarët e duhur për t’i shkuar kësaj gare deri në fund.
“Ju e shikoni skuadrën aktuale të Unitedit dhe pyetni nëse mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve? Nëse kanë lojtarët e duhur për ta fituar?”, tha Giggs për Sky Sports.
“Për momentin ndoshta nuk e kanë skuadrën e duhur. Ju keni Pogban dhe Lukakun. Nëse përmbush potencialin e tij, Rashford dhe De Gea janë top lojtarë, por nëse i shtoni edhe një Gareth Bale për të miksuar skuadrën, atëherë mund të flitni se kjo skuadër mund të triumfojë”, vazhdoi ai.
“Mourinho tashmë e ka fituar këtë garë, por nuk e di nëse i ka lojtarët e duhur për ta bërë edhe në United”, u shpreh ai në fund.
Unitedi sonte do të nis rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, kur në Old Trafford do ta pres Baselin e Taulant Xhakës. /Express/