Ryan Giggs, ish ylli i Manchester Unitedit, mund të bëhet trajneri i një skuadre në Premierligë
Everton dhe Leicester City kanë mbetur pa trajner pasi Ronald Koeman dhe Craig Shakespeare janë shkarkuar nga detyra pas rezultateve të dobëta këtë sezon.
I interesuar për ta marrë drejtimin e njërit prej këtyre ekipeve është edhe legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs.
“Unë jam i interesuar që ta drejtoj njërin nga këto ekipe. Megjithatë, ka shumë trajnerë që do të jenë të interesuar për këto pozita”, ka deklaruar Giggs për Sky Sports.
“Unë kam thënë se do të jem i hapur për klubet që ndajnë ambiciet e mia”, ka thënë Giggs, i cili ka qenë ndihmës trajner i Louis Van Gaalit. /Express/