Kanë vetëm pak kohë që janë lidhur në martesë pas një lidhje disa vjeçare dhe mesa duket moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi nuk dinë të ndahen më nga njëri-tjetri.
Ka qenë Marina, e cila ka publikuar në rrjete sociale një foto ndërkohë që ishte duke shijuar një gotë vetë në shoqërinë e Getit dhe të gazetarit të njohur sportiv Dritan Shakohoxha. Moderatorja bukuroshe vijon të ruajë lidhjet me ish-kolegët , të cilat veç të tjerave i ka miq./Gazeta Express/