Gerard Pique shpeshherë dinë të jetë në krye të gazetave sportive me deklaratat dhe statuset e tij.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka folur rreth referendumit për vetëvendosje, i cili planifikohet të mbahet të dielën më 1 tetor dhe deklaroi që shpreson të votoj përkundër faktit se qeveria spanjolle atë të paligjshme.
Mesazhi i Pique ishte i qartë dhe i guximshëm: “Nga sot deri në të dielën, le të shprehim veten në mënyrë paqësore” . Le të mos u japim atyre ndonjë justifikim, është ajo që ata duan dhe le të këndojmë me zë të lartë dhe të fortë.
Këto janë disa nga fjalët e lojtarit katalanas i cili shpreson në favor të së drejtës për tu vendosur në Kataluni dhe qëllimin e tij për shkuar në votim më 1 tetor, ditën që Barcelona luan ndaj Las Palmas në Camp Nou. /IndeksOnline/