Mesfushori i talentuar kosovar Gentrit Musliu, i cili luan në skuadrën “TSV Weyhe Lahasen” në Kreisliga te Gjermanisë, vazhdon të shkëlqejë me përformancën e tij në këtë skuadër, duke shënuar gol në ndeshjen e sotme kundër skuadrës lidere të tabelës JSG Nordëohlde.
Gentriti, në minutën e 17′ të ndeshjes shënoi nga një gjuajtje e lirë në distancë prej rreth 20 metrash, ku me këtë gol, kaloi skuadrën e tij në epërsi TSV Weyhe Lahasen – JSG Nordëohlde 1:0.
Kjo ndeshje përfundoi me fitorën e skuadrës së talentit kosovar me rezultat prej 2:1.
Me këtë fitore, skuadra e tij “TSV Weyhe Lahasen” tani gjendet në pozitën e dytë të tabelës me pikë të barabarta nga lideri i tabelës JSG Nordëohlde, të dyja me nga 21 pikë.
Gjatë këtij sezoni, i cili është edhe sezoni i parë i 16 vjeçarit nga Kosova, që u aktivizua me ekipen e parë të kësaj skuadre, ai ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 7 asistime.
Mesfushori i talentuar kosovar vazhdon të jetë nën vëzhgim të disa skuadrave të mëdha në Gjermani.