Sport

Gentrit Musliu, talenti kosovar që po shkëlqen në futbollin gjerman (Foto)

Mesfushori i talentuar kosovar Gentrit Musliu, i cili luan në skuadrën “TSV Weyhe Lahasen” në Kreisliga te Gjermanisë, është duke shkëlqyer me ekipen e parë të kësaj skuadre.

Talenti 16 vjeçar nga Kosova, është meritori kryesor që skuadra e tij “TSV Weyhe Lahasen” tani gjendet në pozitën e dytë të tabelës dhe është shumë afërt të marrë kreun e tabelës me një diferencë prej 3 pikësh.

Gjatë këtij sezoni, i cili është edhe sezoni i parë i Gentritit që u aktivizua me ekipen e parë të kësaj skuadre, ai ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 7 asistime.

Ai në një prononcim për GazetaBlic.com, tha se gjasat janë shumë të mëdha që ky sezon të jetë i fundit për të në skuadrën “TSV Weyhe Lahasen”, pasi që për talentin kosovar kanë shprehur interesim disa skuadra më të mëdha në Gjermani.

“Ky ka qenë një ndër sezonet më të mira për mua. Ka pasur disa agjentë që më kanë përcjellë në disa ndeshje që kam luajtur. Më kanë kërkuar disa skuadra që luajnë në kategorinë Verbandsliga dhe Regionalliga. Ambiciet e mija janë që shumë që shpejt do të arrij të debutoj në Bundesligë dhe të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës”, tha Gentriti për GazetaBlic.com.

Ai në futboll është aktiv që nga mosha 10-vjeçare, ndërsa debutimi i tij i parë për të rritur e ka bërë me fillim të këtij sezoni vjeshtor me skuadrën gjermane “TSV Weyhe Lahasen”. /GazetaBlic.com
genti1
genti2
genti3