Trajneri italian, Gennaro Gattuso, duhet ta marrë drejtimin e Milanit sipas tifozëve të Milanit.
“Calciomercato” raporton se tifozët e ekipit nga San Siro kërkojnë që Gennaro Gattuso të emërohet trajner i ri.
Vincenzo Montella është larg Milanit për shkak të rezultateve jo të mira.
Tifozët e Milanit kërkojnë që ta emërojnë në krye të ekipit Gattuson i cili si futbollist ka shkëlqyer në mesfushën e Milanit. /arbresh.info/