Ata njihen si gjenerata e parë e muzikës hip-hop në Kosovë.
Njëri nga grupi “Ritmi i Rrugës” e tjetri nga “Etno Engjujt”, transmeton Gazeta Express.
Bëhet fjalë për reperin e njohur Genc Prelvukaj dhe ish reperin tashmë politikan Memli Krasniqi.
Derisa Genci vazhdon të merret me muzikën, Memli së fundmi është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Genci e Memli janë shokë për 20 vjet.
Duke lënë për pak anash angazhimet e tyre, ata kanë gjetur kohë të takohen së bashku.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Genci përmes një fotografie që ka postuar në profilin e tij në Instagram.
“#friends #20years #first #generation #hiphop #shqip #music
@memlikrasniqi”, kishte lënë mbishkrim Genci.