Këngëtari i njohur Gena javë më parë ka qenë në pushime së bashku me bashkëshorten e tij.
Çifti kishin zgjedhur të pushonin në “Punta Cana” në Republikën Dominikane, transmeton Gazeta Express.
Këtë e kishte bërë të ditur vetë Gena përmes disa fotografive që kishte postuar në profilin e tij në Instagram.
Gena e bashkëshortja e tij Lori si duken kanë kaluar momente shumë të bukura gjatë pushimeve.
Madje Gena ende poston fotografi duke kujtuar ato ditë.
Në fotografinë e fundit që ka postuar Gena ai shihet në plazh së bashku me Lorin, ku duken si një çift perfekt.
Kujtojmë se Gena është një këngëtar shumë i njohur dhe i dashur për publikun. Atë shpesh e shihni edhe në mbrëmje të ndryshme muzikore.
Projekti i tij i fundit është “Ma dhe dashnine”./Gazeta Express/