Sport

Gazetarja tentoi ta fuste në “kurth” legjendën e Liverpoolit, por bie vet në të (Video)

E kishte planifikuar një “kurth” për legjendën e Liverpoolit, John Arne Riise, por nuk e kishte menduar fare se mund të bie vetë në të, shkruan IndeksOnline

Një gazetare kishte bërë gati një intervistë me lojtarin nga Norvegjia, Riise, ku kishte menduar t’ia bënte edhe një kamerë të fshehur. Producenti i saj, ia kishte përgatitur disa pyetje befasuese gazetares e cila pritej të shfaqej para kamerave me legjendën e Liverpoolit.

Ajo filloj duke prezantuar atë si legjendë të Manchester Unitedit, lojtar me goditje të fuqishme me këmbën e djathtë. Duke e pyetur madje për ndjenjat e titullit të Premier Ligës e deri te “shoqëria” e ngushtë me Bellamyn.

Në fund të këtyre pyetjeve, Riise ngritët nga intervista duke fyer dhe duke thënë se shpenzoi kohë të pavlefshme vetëm për të arritur nga Norvegjia për në Malajzi.

Gazetarja edhe pse kishte bërë gati këtë “kurth” u ndje tepër e mërzitur, por e vërteta ishte ndryshe. John Arne Riise së bashku me menaxherin e tij dhe producentin e televizionit, kishin planifikuar që këtë “kurth”, t’ia përgatisin gazetares./IndeksOnline/