Tech

Gazetarët robot së shpejti do të fillojnë të shkruajnë artikuj për mediumet në Mbretërinë e Bashkuar

Shumë shpejt robotët do të shkruajnë artikuj për ndeshjet si ajo e Liverpool kundër Manchester United.

Shoqata e mediave në Mbretërinë e Bashkuar shumë shpejt do të filloj me aplikimin e Inteligjencës Artificiale për të shkruar artikuj të ndryshëm, transmeton Express. Pete Clifton nga kjo shoqatë ka treguar në konferencën e editorëve ka deklaruar se brenda disa muajve gazetarët robot do të fillojnë të shkruajnë raporte të automatizuara për ndeshjet e futbollit dhe rezultatet zgjedhore.

Sipas tij kjo nuk do të zëvendësojë gazetarët të cilët bëjnë një punë të mrekullueshme, por do të jetë ndihmesë sa i përket publikimit të raporteve të ndryshme.

Gjithsesi, kjo është një dëshmi se kemi hyrë në epokën e Inteligjencës Artificiale ku ashtu siç është paraqitur në shumë filma fantastikë-shkencor, në një të ardhme jo të largët, robotët do të zëvendësojnë njerëzit në shumë fusha.