Sport

Gattuso nuk e komenton penalltinë, lavdëron lojtarët

Gatusso nuk ka dashur të inkuadrohet në debatin për penalltinë e dyshimtë që Arsenali fitoi të enjten mbrëma, duke u fokusuar vetëm në paraqitjen e lojtarëve – për të cilët ka vetëm fjalë të mira.

Milani është eliminuar nga Arsenali nga Europa League me rezultat të përgjithshëm 5-1. Pas humbjes në “San Siro” 0-2, klubi italian humbi edhe në “Emirates”, me rezultat 3-1.

Mysafirët e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me golin e bukur të Hakan Calhanoglu, por gjithçka ndryshoi kur gjyqtari kryesor i ndeshjes akordoi penallti të dyshimtë vetëm pak minuta pas golin.

Në Itali mediat raportojnë se ishte vendim i gabuar i gjyqtarit pasi Danny Welbeck simuloi shumë keq, por në këtë nuk ka dashur të përzihet Gennaro Gattuso.

“Jam krenar për me lojtarët e mi, kualifikimi ishte humbur që nga ndeshja në “San Siro”. Ajo që më bën më shumë nervoz është heqja dorë kur pranuam golin për 2-1 çka na kushtoi që të pësojmë edhe të tretin. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha Gattuso për “Sky Sport Italia”.

“Nuk dua të flas për gjyqtarin sepse ata mund të bëjnë gabime ashtu si edhe lojtarët. Jam krenar me djelmoshat, duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”, shtoi Gattuso. /Gazeta Express/

Kliko KETU per ta parë videon