Sport

Gattuso: Jam lindur i gatshëm

Trajneri i ri i Milanit, Gennaro Gattuso, i ka pranuar dhuratat komike, duke thënë se ka lindur i gatshëm.

Gattuso mori drejtimin e Milanit të hënën pas shkarkimit të Vincenzo Montellës, transmeton Express.

Pas konferencës për media, ai ishte mysafir në komedinë italiane “Le lene”.

“Jam i qetë tani, por jo edhe për shumë gjatë”, tha ai duke buzëqeshur.

Ai e ka pranuar se e pret një detyrë shumë vështirë.

Atij i dhanë dhurata komike, përfshirë dylbi dhe mjete për t’u ngjitur në bjeshkë në mënyrë që të ngjitet lartë në tabelën e Serie A, si dhe një pallto të ngrohtë sepse Milan është -18 larg liderit Napoli.

“Nëse vërtet m’i dhuroni këto, do t’i marrë me vete në bankinë, e dini… jam lindur i gatshëm, në fakt, jam lindur dy muaj para kohe”, ka shtuar ai. /Express/