Trajneri i ekipit junior të Milanit, Genaro Gattuso, ka dhënë një deklaratë interesante.
Mbrojtësi i skuadrës, Gabriel Paletta, ka zhvilluar një ndeshje me skuadrën juniore, duke dashur të luajë për disa minuta, për shkak se një gjë të tillë s’po mund ta bëjë te skuadra e parë.
Gattuso ka deklaruar që Paletta duhet të jetë shembull për lojtarët e tij.
“Ai është një lojtar të cilin futbollistët e mi duhet ta ndjekin si shembull. Ai mbërriti në hotel në ora 6:50 dhe luajti me ne në ora 10:00”, deklaroi Gattuso.
“Ai ka karakter të madh dhe është shembull për lojtarët e mi”, shtoi ai.