Kampioni i botës në peshat e rënda në kategorinë VBO, boksieri 28-vjeçar nga Zelanda e Re, Joseph Parker, ka deklaruar se brenda kësaj jave do të zyrtarizohet përballja mes tij dhe kampionit britanik Anthony Joshua.
Ky i fundit mban titujt e kategorive IBF dhe VBO, ndaj kjo sfidë mes tyre do të sjellë unifikimin e titujve kampionë bote. Palët duket se kanë rënë dakord për çdo detaj, përfshi edhe atë ekonomik, me Joshua që do të marrë 66% të të ardhurave, ndërsa Parker 33 për qind.