Sport

Garcia emërohet trajner i gjigantit francez

Rudi Garcia do t’i kthehet punës si trajner pasi që ka arritur marrëveshje me Olimpque Marseille.

Që prej shkarkimit nga stoli i Romës një vit më parë, Garcia ka qenë i papunë.

Oferta për të marrë drejtimin e një klubi si Marseille ka qenë mjaft sfiduese për francezin, i cili pas bisedimeve me pronarin e klubit, Frank McCourt, ka vendosur që të pranojë të marrë drejtimin e skuadrës, transmeton KosovaPress.

Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet: “Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se Rudi Garcia është emëruar trajner i ri i Olympique Marseille”.

Garcia më herët ka udhëhequr edhe skuadrën e Lille me të cilët është shpallur kampion i Francës.