Rivali i Lulzim Bashës në garën për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami i ka bërë thirrje demokratëve për pjesëmarrje mazive në zgjedhje.
Ai me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook ka thënë se këto janë orët e ndryshimit të madh, për të vendosur me votë më të mirën për demokracinë dhe vlerat e lirisë, shkruan gazeta Shekulli.
Statusi i plotë i Eduard Selamit:
Te dashur demokrate,
Keto jane oret e ndryshimit te madh qe kemi kohe qe e presim, ky eshte shansi historik per t’ia rikthyer edhe nje here PD-ne demokrateve.
Ky eshte momenti per te vendosur gjithsecili me voten e tij/saj, me te miren qe meriton familja e vlerave te lirise dhe demokracise. Tani duhet votuar per te ringjallur shpresen per demokratet, per te djathten e bashkuar dhe per te gjithe shqiptaret.
Ne keto ore eshte e rendesishme te marrim pjese masivisht ne votim dhe se bashku me voten e lire te zgjedhim jo thjesht kryetarin, por modelin e ri te lidershipit bashkekohor.