Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë para mediave se sot iu është vjedhur kartela që i shërben për identifikim në Kuvend, ajo pohoi se këtë vjedhje e ka kryer deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, njofton Gazeta Blic.
“Jam nis për një denoncim, ma kanë vjedh kartelën që na identifikon në Kuvend, unë personalisht mendoj që ma kanë cenuar integritetin, Liburn Aliu i ka marrë këto kartele dhe nuk po na i kthen”, tha ajo.Musliu përseriti se do ta mbrojë kartelën dhe ka të drejtë për denoncim
Seanca për demarkacion ka filluar në ora 11:30, por hedhjen në votim të kësaj marrëveshje e kanë penguar deputetët e VV-së, kështu duke hedhur gaz lotsjellës.Seanca do të vazhdoj në ora 16:30/GazetaBlic./