Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është tallur me deklaratën e deputetit të LDK-së, Naser Osmani, i cili të hënën ka thënë se në rast se prishet koalicioni ose votohet mocioni i opozitës, partia e tij nuk do ta njohë Hashim Thaçin si president.
Deputetja Musliu në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se partia e saj ishte stepur nga prishja e koalicionit me LDK-në kur Osmani kishte thënë se nuk do ta njohin Thaçin si president.
“Kem duke e prishur koalicionin por kur na kërcënuan që s’e njohin Presidentin dy këmbët ne dhe na i shtinë. Urime Dita e Evropës”, ka shkruar Musliu.