ShowBiz

Galway Girl kalon 26 milionë klikime

Këngëtari britanik Ed Sheeran, i cili para 5 ditësh ka publikuar këngën e re të quajtur “Galway Girl”, tashmë ka thyer edhe një rekord të ri të dëgjueshmërisë.

Kënga tashmë ka kaluar 26 milionë klikime në kanalin muzikor Youtube duke u bërë një super hit i këtyre ditëve. Si duket Ed Sheeran e ka gjetur formulën se si t’i shndërroj të gjitha projektet në hite, shkruan KosovaPress.

Krijuesi i “Shape of You”, po vazhdon të sjellë këngë kualitative dhe jo komerciale, duke ju shpaguar kështu mundi i punës së tij.

Së fundmi ai ka treguar në një intervistë se kur planifikon të krijoje një album ai shkruan të paktën 5 këngë në ditë, dhe është shumë përzgjedhës dhe kërkues ndaj vetës në mënyrë që t’i ofroj publikut këngë të pavdekshme.

the authorE B