Raportohet se Samsung do të lansojë Galaxy S8 në fund të muajit shkurt gjatë Kongresit Botëror të Celularëve.
Bazuar në disa informacione të publikuara online nga burime të ndryshme, besohet se Galaxy S8 do të ketë ekran të lakuar në dy skaje, një buton digjital në ekran, ekran me rezolucion 4K, 6GB RAM, kamerë me dy lente, çip Exynos 8895 dhe Qualcomm Snapdragon 830 dhe një port zërimi USB në vend të portit për kufje.
Besohet se S8 do të ketë ekran të lakuar jo vetëm skajeve por edhe lartë-poshtë, transmeton Gazeta Express.

Dhe ajo çfarë ky celular do të ketë që nuk e ka iPhone është veçoria e re e ‘skanerit optik të shenjave të gishtit’. Sipas një burimi në Weibo, sensori optik do të futet në ekranin e celularit, duke ofruar njohje më të shpejtë dhe më të qartë të shenjave të gishtit.