Sport

Gabriel Jesus prezantohet te City

Super talenti brazilian i është bashkuar skuadrës së Pep Guardiolas.

Skuadra e Manchester Cityt ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin brazilian Gabriel Jesus. 19-vjeçari i bashkohet klubit anglez nga Palmeiras dhe është në dispozicion për ndeshjen e kësaj fundjave që City e zhvillon ndaj Tottenhamit.

Jesus cilësohet si një prej blerjeve më të mira që Guardiola ka bërë prejse ka marrë drejtimin e klubit anglez.

Braziliani konsiderohet si një ndër futbollistët më të talentuar në botë të moshës së tij dhe këtë më së miri e ka treguar edhe me paraqitjet me kombëtaren e Brazilit, ku në gjashtë paraqitje me ‘Seleçaon’ ka realizuar katër gola.