Sport

Gabriel Jesus arrin marrëveshje për kontratë të re me Manchester Cityn

Gabriel Jesus ka rënë në ujdi me Manchester Cityn për kontratë të re, pas më pak se një vit nga kalimi i tij në “Etihad Stadium”, ka mësuar Goal.
Braziliani 20-vjeçar ka gëzuar fillim fantastik të karrierës në City saqë Sergio Aguero, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në City, nuk e ka më të sigurt vendin e startuesit në skuadrën e Pep Guardiolas, transmeton Express.

Sulmuesi brazilian nënshkroi me Cityn nga Palmeiras në verën e vitit 2016, por iu bashkua “Të kaltërve” në janar të 2017-s.

Shumë shpejt, Jesus do t’i fitojë 170.000 euro në javë në nivel bazik, që është më shumë se dyfishi i asaj që braziliani e fiton momentalisht.

Kjo shifër do të rritet me një numër bonusesh që lidhen me performancat e tij, si numri minimal i ndeshjeve të luajtura në një sezon dhe bonuse nëse City fiton trofe.

Kontrata e tij e re skadon në vitin 2023. /Express/