Shëndetësi

Gabimi që shumë nga ne bëjmë me flokët

Femrat sidomos janë ato të cilat përpiqen të kujdesen maksimalisht për flokët e tyre dhe këtu sfidë më e madhe është përcaktimi për preparatet për pastrim.

Dhe kur jemi të këto preparate, shumë femra shpesh bëjnë gabime duke mos i përzgjedhur të duhurit, transmeton Indeksonline.

Nëse keni flokë natyrale me kaçurrela, duhet të përdorni shampon adekuatë për këtë lloj floku. Disa kaçurrela humbasin elasticitetin nëse ju përdorni shamponë me zbutës për flokë.

Përpiquni të mos përdorni shampon të caktuar duke u bazuar në çmimet që kanë ngaqë përzgjedhja e tij duhet të bëhet varësisht nga lloji i flokut që keni.

Gjithashtu, për të gjitha llojet e flokëve, nuk preferohet pastrimi i tyre i shpeshtë. Ekspertët preferojnë që flokët të pastrohen maksimalisht tri herë në javë./Indeksonline/

the authorE B