Sport

Gabigol përleshet me një lojtar në stërvitje

Gabriel Barbosa dhe Jardel janë shtyrë në stërvitje të Benficas.

Sulmuesi i Interit, Gabriel Barbosa, i huazuar te Benfica, nuk e ka nisur mbarë aventurën në Portugali.

Ai është kapur nga kamerat në stërvitje duke u shtyrë me mbrojtësin, Jardel, çka i kushtoi me lenie në stol për ndeshjen kundër Basel në Ligën e Kampionëve, ku Benfica u turpërua 5:0.

Benfica ka humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit, ndërsa 21 vjeçari ka dështuar të gjejë golin në tri ndeshje që kur u transferua në formë huazimi, ka startuar vetëm një herë. /Gazeta Express/

https://www.youtube.com/watch?v=gaNXGZMgILk