Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora gjithmonë është në qendër të vëmendjes nga mediet rozë.
Bukuroshja 26-vjeçare, është shumë aktive në rrjete sociale.
Ajo së fundmi për fansat e saj është paraqitur krejtësisht natyrale, pa grim pa veshje elegante e pa rregulluar flokët.
Rita është paraqitur në këtë fotografi pa grim dhe me veshje sportive.
Por ajo që bie në sy është se Rita në fytyrë ka pika të cilat nuk i vërehen kur është me grim.
Megjithatë Rita ka marrë shumë komente pozitive për paraqitjen e saj të thjeshtë para fansave.
Kujtojmë se ditë më parë Rita kishte publikuar projektin e saj të fundit me videoklip “Your Song”./Gazeta Express/