Liridon Latifi mund të kalojë në La Ligë.
Liridon Latifi mund të largohet në janar, për t’u transferuar në një skuadër jashtë Shqipërisë.
Pas dështimit të pistës për t’u shitur te klubi rus, Rostov, në skenë gjatë muajve të fundit dolën kampionët e Kazakistanit, Astana.
Klubi bardhekuq po negocion me një skuadër spanjolle, që militon në La Liga.
Për momentin emri i klubit nuk bëhet i ditur, por interesimi për futbollistin prishtinas mësohet se është konkret dhe palët janë në bisedime intensive.
Nëse çdo gjë do të shkonte sipas planeve, atëherë do të ishte një nga transfertat më të mëdha për Skënderbeun, teksa Latifin do të ndiqte rrugën e Berishës dhe Olainkës, raporton Panorama Sport.
Për mesfushorin me tipare ofensive mësohet se Skënderbeu kërkon afërsisht 800 mijë euro.
Të paktën, me këtë shifër klubi synoi ta shiste kosovarin edhe te FC Rostov në verë. Mirëpo, ndryshimi i drejtuesve të ekipit rus bëri që tratativa të ngrinte dhe më pas të dështonte përfundimisht.