Sport

Futbollisti kosovar i Chievos i dërgon fanellën si dhuratë Bekim Jasharit

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë një dhuratë të veçantë nga Italia. Nga ky shtet erdhi fanella e lojtarit kosovar të Chievos, Përparim Hetemaj, e dërguar nga vet futbollisti kosovar.

Futbollisti nga Skenderaj, me këtë dhuratë ka treguar se nuk e harron qytetin dhe tifozët e tij të vendlindjes, ndër ta edhe kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari, tifoz i të cilit është.

“Një përshëndetje nga Italia me fanellën si dhuratë nga Përparim Hetemaj, si futbollist profesionist i FC Chievo që e lë shpirtin në fushën e lojës. Edhe pse larg vendlindjes, nuk i harron Skenderajn dhe tifozët e shumtë që ka, në mesin e të cilëve padyshim që jam edhe unë. Faleminderit, Përparim! Me shumë respekt nga Skenderaj yt!”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli