Sport

Futbollisti izraelit: Ndëshkimi i Berishës ishte i drejtë (Video)

Eran Zahavi tha se Etrit Berisha meritoi karton të kuq për ndërhyrjen që bëri

Sulmuesi i Izraelit, Eran Zahavi tha se ai nuk kishte provokuar Etrit Berishën, por mendoi se ishte penallti dhe kishte kërkuar dicaka të tillë.

Ai po ashtu e pranoi se arriti shumë mirë të shfrytëzonte reagimin e Berishës, për të bërë që ai të ndëshkohej me karton të kuq.

“Unë nuk e provokova Berishën, thjeshtë mendova se ishte penallti dhe e kërkova atë. Ai më sulmoi dhe unë qëndrova në vend, pastaj ai më goditi”, tha Zahavi për Supersport.

“Goditja nuk ishte aq e fortë, por në futboll kur keni raste të tilla ju mundoheni t’i shfrytëzoni ato dhe besoj se ndëshkimi i Berishës ishte i drejtë”. /Express/