Gazzetta dello Sport ka publikuar listën e lojtarëve më të paguar në kampionatin Italian.
Leonardo Bonucci i Milanit dhe Gonzalo Higuain i Juventusit, janë dy futbollistët me pagat më të larta në Serie A.
Mbrojtësi italian që këtë vit u largua nga Zonja e Vjetër drejt Milanit, merr 7.5 milionë euro në vit, aq sa edhe ish-bashkëlojtari i tij Higuain, transmeton KosovaPress.
Më pas vijnë Paulo Dybala me 7 milionë, Douglas Costa me 6, aq sa përfiton edhe portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Trajneri më i paguar është Massimiliano Allegri me 7 milionë, i ndjekur nga Lucciano Spalletti me 4.