Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, i cili ka rrahur gruan e tij, duke e bërë për spital.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti kishte rrahur gruan e tij viktimën femër K-shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollimit të shtëpisë të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/