Rajon & Botë

“Furgoni vrasës” i cili la 10 persona të vdekur

Dhjetë njerëz kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një person ka përplasur furgonin për këmbësorë në kryeqytetin e Kanadasë, Toronto, tha policia.
Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar disa blloqe më tej dhe është dërguar në paraburgim, thanë autoritetet e rendit. Ato po ashtu thanë se nuk e kanë përcaktuar ende motivin e sulmit

Ministri i Sigurisë Publike i Kanadasë, Ralph Goodale, nuk pranoi të komentojë mbi atë që mund të ketë nxitur incidentin.

“Hetimet janë në një fazë ku asnjë informacion i mëtejshëm nuk mund të konfirmohet”, tha Goodale në një konferencë për media.

“Policia po heton për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur”, shtoi ai.
Incidenti ka ndodhur në rrugën Yonge në orën 13:30, sipas kohës lokale.Policia kërkoi nga qytetarët të shmangin zonën, ndërsa shërbimet e metrosë pranë u pezulluan, shkruan gazetametro.net.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se lutet për të gjithë të prekurit nga “incidenti i tmerrshëm”.

Policia kanadeze pas arrestimit po merr në pyetje shoferin e një furgoni që e ka përplasur atë për këmbësorë në veri të Torontos.
I dyshuari Alek Minassian, 25 vjeç, nuk ka qenë i njohur më parë për autoritetet, tha policia

the authorE B