Inter kërkon transferimin e mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan.
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka gjetur përforcimin kryesor të afatit kalimtar të verës.
“Gianluca di Marzio” ka njoftuar se ai kërkon transferimin e mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan.
Ylli belg ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Roma.
Por, Spalletti beson se mund ta bind që të transferohet në Milano, përcjell “lajmi.net”.
Nainggolan edhe në të kaluarën kërkohej nga klube të ndryshme evropiane por në fund nuk u largua nga Roma. /Lajmi.net/