Një sulm me armë ka ndodhur në një prej kazinove të mëdha në Las Vegas, pikërisht në ‘Mandalay Bay’.
Policia ka bërë thirrje që njerëzit të mos i afrohen zonës ku janë raportuar të shtënat dhe ka pasur një prani të madhe të efektivëve, shkruan SYRI.net.
Një video e filmuar nga Eiki Hrafnsson dhe e hedhur në Twitter tregon se çfarë po ndodh në kazinonë e madhe dhe në zonën përpara hotelit, i cili aktualisht është mbyllur.
Sipas atyre që shkruajnë në Twitter, mësohet se ka njerëz të bllokuar në kazino dhe hotel, e të tjerë që vrapojnë me të shpejtë që ti shpëtojnë plumbave.
Dyshohet se mund të jetë më shumë se një person që është duke qëlluar me armë.