Para fillimit të ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë në konkurrencën e femrave, e cila u zhvillua të martën mbrëma, ka ndodhur diçka e pazakontë
Pas himnit Kombëtar të Shqipërisë, si pasojë e një defekti në qendrën e zërit në stadiumin “Jean Bouin” të Parisit pati një problem me ekzekutimin e himnit francez.
Në vend “Marsejezës” së famshme, në altoparlantët e stadiumit u dëgjuan sërish tingujt e himnit shqiptar. Madje jo një herë, por dy.
Pas fishkëllimave dhe hutimit fillestar, tifozët reaguan menjëherë dhe e morën situatën në dorë duke e kënduar himnin vet.
Ndryshe, Franca e fitoi këtë ndeshjen 6-0 dhe e mbylli si kryesuese me pikë të plota Grupin 3 për kualifikueset e Kampionatit Evropian. /Express/