Sport

Franca kopjon Islandën, feston në stilin e tyre (Video)

Franca ka kopjuar Islandën në mënyrën e festimit me tifozët

Islanda ishte surpriza më e madhe e këtij Evropiani. Ishullorët e vegjël arritën deri në çerekfinale të Euro 2016, teksa eliminuan Anglinë.

Dhe megjithëse një vend i vogël, me rreth 320 mijë banorë në total, në stadium prania e tyre ishte e ndjeshme.

Ata gjatë gjithë Evropianit kishin një mënyrë festimi shumë të veçantë. “Haka” quhet festa e tyre, kjo është mënyra se si Islandezet festonin arritjen e tyre.

Tani një gjë të tillë e kanë bërë edhe nikoqirët e Kampionatit Evropian, Franca. Për më shumë shikoni videon.
https://www.youtube.com/watch?v=atTcaD46J5M