Franca e ka kthyer epërsinë ndaj Kroacisë në finale të Kupës së Botës, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Moskë.
Gjyqtari i ndeshjes u desh ta konsultonte VAR-in (video-asistentin e referit) për të akorduar penallti për Francën në minutën e 35-të, raporton Gazeta Express.
Penalltinë në gol e konvertoi Antoine Griezmann tre minuta më vonë./Express/