Ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, ka thënë se Franca mbështet sulmet ajrore të SHBA-së në Siri, derisa ka shtuar se Assadi mban përgjegjësi të plotë për krimet në Siri.
Jean-Marc Ayrault ka thënë se Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, mban përgjegjësi të plotë për vrasjet e civilëve në Siri, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Ai ka përshëndetur veprimin e SHBA-së kundër Sirisë, dhe kundër regjimit të Assadit. Bombardimi i zonave të caktuara të ushtrisë siriane ka filluar që nga orët e para të mëngjesit.