ShowBiz

Me fotografinë më të veçantë, bashkëshortja uron reperin Lumi B për ditëlindje (Foto)

Reperi i njohur Lumi B feston sot (e mërkurë) ditëlindjen.

Me këtë rast ai ka marrë plot urime të përzemërta nga fansat, miqtë, familjarët, por edhe kolegët e tij.

Urimi më special për të ishte rezervuar nga bashkëshortja e tij Miranda, e cila ka publikuar një fotografi shumë të veçantë të tij bashkë me të birin në Instagram.

“Urime ditëlindjen mbreti im..jetofsh edhe 100 vjet me shendet e lumturi … #nukkasiti … te dua shume dhe do te dua pergjithmone”(sic.), kanë qenë fjalët e saj për bashkëshortin.

Ndryshe, në mesin e shumë komentuesve, ka qenë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila gjithashtu i ka uruar me fjalët: “Urime ditëlindjen King Lumi”.

Fotografia në fjalë ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit e bashkëshortes së reperit. /Telegrafi/

the authorE B