Këngëtarja e njohur Miriam Cani e ka bërë këtë mëngjes edhe më të bukur me publikim e fotos së vogëlushes së saj, Ameli.
Në këtë foto nënë e bijë shfaqen duke parë nga dritarja, ndërkohë që duken të ngjashme si dy pika ujë. Krahas fotos Miriam ka shkruar: “Merr frymë thellë dhe nisja sërish. Mirëmëngjes,”-ka shkruar këngëtarja.
Miriam pritet të sjellë më 20 nëntor këngën e saj më të fundit me titull “Meteor” që do të shënojë dhe rikthimin e saj në muzikë pas një periudhe shkëputjeje për shkak të ardhjes në jetë të vajzës së saj./Gazeta Express/