Sport

Formula 1, Vettel dhe Raikkonen gëzojnë Ferrarin

Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen do të vazhdojnë të jenë pjesë e Ferrarit edhe në vitin 2018
Ditët e fundit u fol shumë për ofertën e Ferrarit për Sebastian Vettel, që ishte një kontratë e re 3-vjeçare me pagë prej 120 milionë eurosh, me synimin që Vettel të mos tundohej nga ideja e kalimit te Mercedesi, ndërkohë që u fol me më shumë siguri për largimin e Kimi Raikkonen.

Por, sipas “Sky Italia”, finlandezi edhe këtë radhë e siguroi qëndrimin e tij te skuadra nga Maranello për të shënuar sezonin e tij të katërt radhazi aty.

Konfirmimi i mundshëm i dyshes Vettel-Raikkonen i mbyll dyert Alonsos, për të cilin ishin ngritur hipotezat për një rikthim te skuadra e Ferrarit.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kandidatë si Sergio Perez, Antonio Giovinazzi, apo Charles Leclerc.

Por, për këta dy të fundit, mundësitë për të qenë pjesë e Ferrarit nuk janë shuar aspak, pasi drejtuesit e “kokëkuqes” italiane kanë deklaruar se do të shohin nga të rinjtë në të ardhmen. /Express/