Sport

Formacioni i sezonit në Premierligë (Foto)

Goal ka publikuar formacionin e sezonit në Premierligë
“Goal.com” ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit në Premierligë, kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar, derisa disa skuadra kanë edhe nga një ndeshje të mbetur.

Në formacionin më të mirë gjenden pesë lojtarë të Chelseat, që u shpallën kampion të Premierligës me “Blutë e Londrës”.

Hazard e Kante, që ishin të nominuar në mesin e më të mirëve në Premierligë, janë zgjedhur nga Goal edhe në formacionin më të mirë, së bashku me shokët, Alonso, Luiz e Azpilicueta.

Në formacionin më të mirë sipas “Goal”, nuk bën pjesë asnjë lojtarë i Manchestrer City, pasi sezoni i parë i Pep Guardiolas në Premierligë, po konsiderohet dështim.

Në këtë formacion gjenden edhe dy lojtarë të Tottenham, nga një – Manchester United, Arsenal e Liverpool.

Befasia është portieri i Burnley, Tom Heaton, që ka lënë jashtë portierë si: David De Gea, Hugo Lloris e Thibaut Courtois, transmeton Gazeta Express.

Ja formacioni i sezonit sipas GOAL: